Mangji GASHI
Kosovë trime, je kala nder shekuj, mbi te gjitha je simbol i qëndresës. Nder stuhi e shtrëngata, ti përherë qëndrove e hekurt. Ti o Kosova ime ishe, dhe mbetesh e pushkës dhe e besës. Dëshmorët kanë vetëm një emër. Ata kanë vetëm një kryefjalë. Liri, diell që rrezon dritë, ata janë të gjallë
Shpesh herë kemi pasur rastin për të lexuar – dëgjuar, për jetën dhe veprën heroike të shumë dëshmorëve tanë. Vendi ynë pat shumë trima, të cilët që nga fëmijëria asnjëherë nuk u pajtuan, me regjimin e egër të pushtetarëve Serb. Njëri prej këtyre burrave që ishin rritur me urrejte të madhe ndaj Serbit ishte edhe dëshmori Asllan Salih Nikçi
Asllan Nikçi u lind në fshatin Shtupeq të madh në Rugovë të Pejës, më 19 Korrik të vitit 1976. Ai shkollën fillore e kreu në Rugovë, kurse atë të mesmen në Pejën e bukur të “Haxhi Zekës”. Në atë botë Asllani ishte njëri nga nxënësit më të dalluar të asaj gjenerate.
Asllani ishte një njëri i veçantë nga të tjerët, atë e karakterizonte përherë qetësia, trimëria, zgjuarsia si dhe urrejtja e pafund, kundrejt armikut. Jo rastësisht i kishte këto tipare, sepse ketë e mësoi nga të parët e tij.
Atdhedashurinë, dhe urrejtjen ndaj armikut më së miri e dëshmoj inkuadrimi në luftën e fundit të UÇKA-së. Ai ishte një luftëtar i zoti i brigadës “136 Rugova”, ku komandant e kishte Smajl Hajdarin.
Me datën 20 Prill 1999 Asllan Nikçi së bashku me bashkëluftëtarët e tij nga brigada “136 Rugova”, gjegjësisht me Faton Nikqin dhe Rifat Shalën, ranë heroikisht në qafë të Broqit të përgjakur, për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës./ EuroZëri039 /