Jesus beson te fitorja: Sporting synon të kalojë grupin

E publikuar: 04/11/2015 21:03
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Sportingu paraqitet në sfidën përballë Skënderbeut me objektiva të qarta. Trajneri Zhorzh Zhezus e ka të qartë që sfida në Elbasan Arena do të jetë krejt ndryshe nga ajo e fituar 5-1 në Lisbonë, që u karakterizua nga episodet si dalja me karton të kuq e Salihit dhe dy penallti në harkun e pak minutave. Por, për drejtuesin e stolit, synimi nuk ndryshon.

“Sportingu ka synime të qarta në këtë ndeshje, ne luajmë për fitore. Natyrisht që e kam të qartë se kjo ndeshje e kthimit do të jetë krejt ndryshe nga ajo e Lisbonës. Objektivi ynë është i qartë: të marrim maksimumin e pikëve, në mënyrë që të kalojmë grupin. Besoj se do t’ia arrijmë qëllimit.

Zhorzh Zhezus do të përdorë sërish rotacionin duke lënë disa emra të rëndësishëm pushim. Drejt Shqipërisë nuk udhëtuan lojtarë si Carvalho, Gutierrez e Aquilani, ndërsa mbrojtësi Naldo është në dyshim. Në formacion nuk do të jetë as Bryan Ruiz, Ëilliam Carvalho, Joao Pereira apo Gutierrez.

E kemi vlerësuar maksimalisht ndeshjen, pasi nuk ka sfida të lehta. Skënderbeu është një skuadër e fort, megjithatë ata nuk kanë më shanse ta kalojnë grupin. Na mungojnë disa titullarë dhe duhet të tregohemi të kujdesshëm, pasi rivalët tanë luajnë pa presion, sepse nuk kanë çfarë të humbasin.

Në stërvitjen e fundit të zhvilluar në stadiumin Qemal Stafa në Tiranë, lojtarët e Sportingut janë shfaqur në humor. Forca që kanë në skuadër i bën optimistë portugezët dhe mesfushori Joao Mario nuk ka dyshime.

Edhe pse fituam me shifra të thella në ndeshjen e parë, kjo me Skënderbeun nuk është një sfidë e lehtë. Ata janë një skuadër e fort dhe do kërkojnë rezultat në fushën e tyre. Por, ne synojmë vetëm fitoren. Edhe pse na mungojnë disa lojtarë kryesorë, besoj se nuk do të kemi vështirësi për të marrë tri pikët./ss/