Jessie J i është përkushtuar palestrës për të shtuar në peshë e për të patur shumë muskuj në trupin e saj.
Këngëtarja ka zbuluar për fansat rezultatet e punës së saj përmes disa fotove të postuara në llogarinë e saj në Instagram.
Ylli i muzikës Pop, 28 vjeç ka ndarë me 5.5 milionë ndjekësit e saj fizikun në formë e me muskuj.
Në njërin postim ajo shkruan : “Për të shtuar në peshë, për të qënë më e fortë, në formë, e shëndetshme dhe për tu ndjerë mirë. Kam pranuar celulitim tim. Por kam bërë diçka në lidhje me të se sa thjesht të ankohesha”.






















