Jessie J flet për sëmundjen

E publikuar: 18/07/2015 15:46
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Këngëtarja britanike, Jessie J, muajin e kaluar për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore ka qëndruar një kohë në spital.

Por kjo nuk është hera e parë, që Jessie J, ka pasur probleme shëndetësore.

Kjo sepse ajo, ka pasur edhe një sulm tjetër kur ishte 17 vjeç.

Por ylli këngës Price Tag, ka thënë se sëmundja e ka bërë këtë që është sot.

“Më e çuditshmja është që sëmundja më ka bërë këngëtaren që jam sot, pra më ka bërë Jessie J”, ka thënë këngëtarja.

Sipas saj, ishte pikërisht gjendja jo e mirë shëndetësore, që e ka inspiruar të shkruajë e të këndojë.