Jeremiq: Qeveria serbe i ka premtuar Perëndimit se do ta njoh Kosovën

E publikuar: 11/03/2017 22:32
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Serbian Minister for foreign affairs Vuk JEREMIC (R); talks to media during the general affairs Council meeting in Bruxelles. Photo: Thierry MONASSE/STA

Kandidati presidencial Vuk Jeremiq, sot në një tubim në Vojvodinë tha se regjimi i tanishëm në Serbi i ka premtuar Perëndimit se do të njoh Kosovën.

“Kjo qeveri i ka premtuar Perëndimit se do të njohin Kosovën”, tha sonte kandidati presidencial, Vuk Jeremiq.

“Qëndrimi im për Kosovën është i njohur nga të gjithë. Unë nuk kam ndryshuar, dhe po të kisha ndryshuar do të isha i pari në përzgjedhjen e Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara”, ka thënë ish-kryediplomati serb, njofton agjencia serbe e lajmeve Beta.

Jeremiq para disa ditësh ka bërë fushatë edhe në Kosovë, ku ka vizituar edhe Patriarkanën e Pejës. /Insajderi.com