Një ekzekutiv i lartë i Alphabet është akuzuar për ngacmim seksual raportoi Nju Jork Times ditën e Marte.
Richard DeVaul, drejtor i laboratorit të hulumtimit X të Alphabet, është larguar nga kompania tashmë.
Ai ishte një prej emrave të lakuar në raportin e Nju Jork Times së bashku me liderin e Android Andy Rubin i cili mori 90 milionë dollarë për tu larguar pavarësisht akuzave.
DeVaul thuhet të ketë thirrur një inxhinierë në një intervistë pune së bashku me bashkëshorten dhe kësaj të fundit i kishte kërkuar të hiqte këmishën dhe i ishte ofruar për ti bërë edhe një masazh.
Në fund inxhinieri nuk u punësua në Google tha Nju Jork Times.
DeVaul nuk mohoi akuzat e gazetës por kërkoi falje.
CEO Sundar Pichat dërgoi një e-mail tek të gjithë punonjësit javën e kaluar ku lajmëronte largimin e 48 punonjësve në mesin e tyre 13 ekzekutivë për sjellje të keqe seksuale. /PCWorld Albanian