Jep dorëheqje Shukri Buja

E publikuar: 02/08/2017 10:39
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetari i Degës se Partisë Demokratike të Kosovës, në Lipjan Shukri Buja, ka dhënë dorëheqje nga ky pozicion.

Lajmin për ‘Indeksonline’, e ka konfirmuar vet Buja.

Ish deputeti i Kuvendit të Kosovës poashtu është tërhequr edhe nga kandidatura për kryetar të Lipjanit.

Dega e PDK-së në Lipjan e kishte mbështetur në mënyre unanime kandidaturën e Bujës për kryetar të Lipjanit.

Buja në një letër dërguar kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli ka dhënë një serë arsyesh për vendimin e tij.