Deputeti i LVV’së, Besnik Bislimi ka dorëzuar dorëheqjen e tij nga funksioni i deputetit të Kuvendit të Kosovës.
Ai rrjedhimisht, ka shuar edhe funksionin e tij si Kryetar i Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike.
Në njoftimin për dorëheqjen e tij, të siguruar nga Gazeta Express, Bislimi thotë se arsyet e dorëheqjes do t’ia jap grupit parlamentar të VV’së – pjesë e të cilit ka qenë deri tash.
Zëdhënësi i VV’së, Frasher Krasniqi ka konfirmuar heqjen dorë të Besnik Bislimit nga mandati i deputet, por ka thënë se ai vazhdon të jetë pjesë e VV’së.
“Për arsyeje të tij personale ai është dorëheqë vetëm si deputet, por vazhdon aktivitetin e tij brenda VV’së”, tha për Gazetën Express, zëdhënësi i VV’së.
VV, javë më parë, ka humbur edhe deputetin Ilir Deda, i cili vetëm është larguar nga partia e Visar Ymerit, por e ka mbajtur mandatin e deputetit. /GazetaExpress/.