David Cameron ka deklaruar se do të jap dorëheqje nga posti i kryeministrit, pasi që Britania e Madhe tanimë ka votuar për tu larguar nga Bashkimi Evropian, përcjell Telegrafi.
Duke folur pas votimit të britanikëve për dalje nga BE-ja, ai ka thënë se “vullneti i popullit britanik” duhet respektuar.
Ai ka shtuar: “E dua këtë vend dhe ndjehem krenarë që i kam shërbyer për gjashtë vite”.
Mediat në Britani të Madhe kanë raportuar se britanikët i kanë thënë po largimit nga Bashkimi Evropian.
Siç raporton BBC, në favor të daljes nga Bashkimi Evropian kanë votuar 52 për qind, ndërkaq 48 për qind e kanë kundërshtuar Brexitin.
Raportohet se në Angli dhe Uells kanë votuar fuqishëm për Brexit, ndërsa Londra, Skocia dhe Irlanda e Veriut kanë mbështetura qëndrimin në BE.
Po ashtu, politikanët që udhëhoqën fushatë për largim nga BE-ja kanë shpallur fitore.