Ambasadori Malaj ka shërbyer në ambasadën e Kosovës në Bernë që prej shtatë vjetësh.
Ende nuk janë dhënë detaje për dorëheqjen e tij, por sipas burimeve të lajmi.net, Malaj ka dhënë dorëheqje pasi mandati i tij është në përfundim e sipër.
“Malaj është tërhequr pasi ka marrë indikacione se nuk do të riemërohet më në këtë pozitë. Edhe pse është në fund të mandatit, ai ka marrë vendim për të dhënë dorëheqje”, ka thënë me kusht anonimiteti një burim zyrtar nga Ministria e Punëve të Jashtme.
/fjala/