Duket se shfaqjet dhe turnet nëpër botë nuk e kanë ‘lodhur’ Jennifer Lopezin.
Këngëtarja ndodhet në një turne dhe është ndalur në “Instagram” ku me anë të një postimi na ka treguar muskujt e saj por edhe forcën që po tregon për të përballuar koncertet e shumta .
Ajo e quan veten një “Supergrua” pas koncertit të fundit mbrëmë dhe nuk ndalet me kaq.
“Ndjehem një “Supergrua” pas shfaqjes sonte!
Kur e nisa këtë tur mendova 15 koncerte për 27 ditë është shumë por i kam bërë një premtim vetes sime që në vend që të me mposhte më ka bërë më të fortë deri në fund.Unë do të punoj dhe do të jem në formën më të mirë të jetës sime… Ka pasur momente që jam ndjerë e lodhur dhe gjatë udhëtimeve jam ndalur dhe kam bërë stërvitje ku mundesha… Por ja ku jemi me vetëm 3 koncerte të mbetura dhe unë kam shumë emocione por më shumë ndjehem e fortë e lumtur dhe mirënjohëse. – ka përfunduar këngëtarja.
Në foton e postuar së bashku me shkrimin ajo ka treguar edhe njëherë muskujt e saj dhe nuk ngjan aspak me një grua 49-vjeçare