Pandemia e koronavirusit ka shtyrë përsëri filmimin e “Friends”, një ribashkim i ekipit të njohur në një episod special për t’u transmetuar në HBO Max.
“Jam shumë e trishtuar që ne jemi detyruar të shtyjmë serish xhirimet. Por kjo na ka dhënë më shumë kohë për të bërë gjithçka edhe më tërheqëse dhe argëtuese. Kështu që unë zgjodha që gota të jetë gjysmë e mbushur. Shikoni, ne nuk do të shkojmë askund. Ju kurrë nuk do të shpëtoni nga “Friends””, tha aktorja Jennifer Aniston.
Xhirimet fillimisht ishin caktuar për në mars, pastaj për muajin maj, pas së cilës u shtynë përsëri. Tani për tani, nuk ka një datë të re specifike.