Fatmir Smajli, nga koalicioni ‘‘Lista për Familjen’’, i ftuar në T7, në emisionin Pressing, ka folur për qëndrimin e kësaj partie për një serë çështjesh, shkruan Gazeta Express.
I pyetur se çfarë do të thotë të qenit ‘‘konservator shqiptar’’, ai ndër tjerash tha se, konservatorizmi ka pasur progres vazhdimisht në shkencë, porse koalicioni në të cilën është ai, është kundër progresit moral, ose siç tha ai ‘‘shthurjes morale”.
‘‘Këto në përgjithësi e kanë definua shoqnite ne nivel bote por edhe te ne definohet. Konservatorizmi nuk është diçka e asaj shetjnisë në të cilën nuk lejohet asnjë qasje në të. Konservatorizmi te ne shqiptarët nënkupton atë me te cilën kemi ardhe deri këtu e kah jemi nisë për me shku. E kah jemi nisë për me shkua është Evropa. Konservatorizmi nuk nënkupton progresin teknologjik, as në letërsi, ose është kundër progresit në shkencë. Konservatorizmi ka pasur progres vazhdimisht sidomos në shkencë, mirëpo por ne jemi kundër progresit moral, ose shthurjes morale, e cila nxjerr prej binarëve me të cilat ne jemi duke jetuar e funksionuar’’, ka thënë ai