“Jemi gati të luftojmë me Kinën”, Biden i del në krahë Filipineve pas incidentit me Pekinin

E publikuar: 26/10/2023 12:47
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

U.S. Vice President Joseph Biden waves while boarding Air Force II at the Ben Gurion airport, near Tel Aviv, Israel, Thursday, March 11, 2010. Biden on Thursday implored Israelis and Palestinians to move beyond a diplomatic spat that has marred a trip to the region, urging the sides to waste no time in resolving their decades-old conflict despite daunting obstacles. (AP Photo/Bernat Armangue)

Presidenti i SHBA-ve, Joe Biden tha të mërkurën se ushtria amerikane është e gatshme të luftojë Kinën në emër të Filipineve pasi anijet ushtarake nga dy vendet aziatike u përplasën pranë një ishulli të diskutueshëm dhe të papopulluar në Detin e Kinës Jugore, raporton NY Post.

“Marrëveshja e mbrojtjes e Shteteve të Bashkuara me Filipinet është e hekurt. Çdo sulm ndaj avionëve, anijeve ose forcave të armatosura filipinase do të aktivizojë traktatin tonë të mbrojtjes reciproke me Filipinet”, tha Biden gjatë një konference të përbashkët shtypi në Shtëpinë e Bardhë së bashku me kryeministrin australian Anthony Albanese.

Pakti i mbrojtjes reciproke i vitit 1951 thotë se SHBA dhe Filipinet së bashku do të “mbrohen kundër sulmeve të armatosura të jashtme”.

Të dielën, dy nga anijet ushtarake filipineze u përplasën me një anije kineze që u përpoq t’i bllokonte ato të zbarkonin në “Second Thomas Shoal”, ishull i cili ndodhet përgjatë rrugëve të rëndësishme tregtare të anijeve.