“Jemi 2 me 0 për kancerin”: Shuhet legjenda Johan Krujf

E publikuar: 24/03/2016 14:50
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Legjenda e Holandës, Johan Krujf, ndërroi jetë në moshën 68-vjeçare, pasi humbi betejën me kancerin.

Futbollisti i njohur bëri emër si sulmues i Ajaksit dhe Barcelonës.

Familja dhe miqtë e tij ishin pranë kur ai ndërroi jetë.

Fituesi i tre Topave të Artë bëri të ditur në tetor se vuante nga kanceri.

“Jemi 2 me 0 për kancerin e mushkërive,” tha ai.

“Por unë do të fitoj,” shtoi Krujf.

Pas këtij lajmi reagoi edhe kryeministri Edi Rama.

“Muzika ndryshoi pergjithmone fale Bitellsave nga Liverpuli dhe mitikut Xhon Lenon, futbolli ndryshoi pergjithmone fale Bitellsave te Ajaksit te Amsterdamit dhe mitikut Johan Krujf!

Respekt per njeriun qe e beri futbollin te gezueshem si rock&roll-i! U prehte ne paqe…”, shkruan Rama në FB.