Policia e rajonit të Ferizajt ka njoftuar se javën e kaluar ka shqiptuar 1 mijë e 620 gjoba dhe ka pezulluar 47 patentë shoferë.
“Gjatë javës së kaluar, nga data 27.10 – 02.11.2025, janë shqiptuar 1. 620 gjoba kundërvajtëse, si dhe janë pezulluar 47 patentë-shoferë për shoferët e mjeteve që kanë kryer shkelje të rënda në trafik.”
Po ashtu janë raportuar 18 aksidente, me 11 persona të lënduar.
“Policia Rajonale e Ferizajt do të vazhdojë me aktivitete të shtuara për të parandaluar aksidentet dhe apelon tek të gjithë shoferët e automjeteve që të jenë të kujdesshëm dhe të respektojnë rregullat e trafikut. Ftojmë qytetarët që të bashkëpunojnë me policinë dhe të raportojnë çdo kundërvajtje në trafik përmes: – Stacionit më të afërt policor – Aplikacionit digjital “Lajmëro policinë” dhe në numrin kujdestar 192.”

















