Të shtunën e ardhshme me 5 nëntor nga Biblioteka Kombëtare e deri të Qeveria e Kosovës do të zhvillohet marsh paqësor duke kërkuar nga Qeveria që të mundësoj tërheqjen e 30% të Trustit.
Adnan Jashari, iniciator i peticionit të qytetarëve për Trustin tha se mbi 21 mijë nënshkrime janë dorëzuar në Kuvend për këtë çështje, por që nuk kanë marrë përgjigje.
Sipas tij, tashmë ka kaluar afati ligjor kur Qeveria është dashur që të jap mendim për këtë çështje, por që thotë se ata nuk do të tërhiqen dhe do të protestojnë.
“Tashmë ka kaluar afati ligjor dhe Qeveria e Kosovës nuk ka dhënë mendim nismës legjislative për Projektligjin për tërheqjen 30% të Trusti. Mbi 21 mijë nënshkrime kohë që janë dorëzuar te Kuvendi”.
“Ne kemi menduar t’i ndryshojmë format dhe javën e ardhshme kemi protestë t’i tregojmë Qeverisë që kërkesa e qytetarëve është urgjente”.
“Ne kemi menduar të jetë javën e ardhshme ditën e shtunë në ora 12:00 përballë Qeverisë e Kuvendit të protestojmë në mënyrë paqësore”.
Visal Dili, organizator i protestës, ka sqaruar se mbledhja e qytetarëve do të fillojë në ora 10:30 te Biblioteka për të vazhduar deri të Qeveria, raporton EO.
“Protesta do të zhvillohet ditën e shtunë me 5 nëntor në ora 12:00. Mbledhja e qytetarëve do të fillojë nga ora 10:30, do të bëjmë marsh nga Biblioteka deri te Qeveria duke u kërkuar Qeverisë dhe deputetëve në mënyrë që qytetaret të kalojmë dimrin më lehtë”.
“Kanë marrë edhe kredi për të kaluar dimrin. I bëjë thirrje Qeverisë dhe deputetëve që t’ia mundësojnë qytetarëve tërheqjen e 30% të Trustit”.