Javë e zezë me Covid-19, 683 të infektuar brenda shtatë ditëve në Kosovë

E publikuar: 21/06/2020 21:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

KOSANA

Në Kosovë, java e tretë e qershorit rezultoi të jetë me më së shumti të prekur nga Covid-19.

Në total, këtë javë rezultuan 683 të prekur, ndërsa prej shtatë ditëve, vetëm dy herë nuk u thye rekordi i 12 prillit kur ishin 79 persona të infektuar.

Të dielën IKSHPK konfirmoi 96 raste të reja.

Numri total i të prekurve që nga fillimi i pandemisë është 2196. Ndërkohë deri më tani 1047 persona janë shëruar, ndërsa 36 persona kanë ndërruar jetë pasi janë prekur nga kjo sëmundje./FrontOnline/