Java vendimtare për De Paul, argjentinasi kërkohet nga Roma, Inter dhe Napoli

E publikuar: 28/01/2019 10:38
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Rodrigo De Paul është duke kaluar ditët e tij të fundit tek skuadra e Udineses.

Sulmuesi argjentinas ka shkëlqyer këtë edicion në Serie A ku ka marrë edhe ftesë nga Kombëtarja e Argjentinës.

24-vjeçari falë paraqitjeve të mira ka zgjuar interesimin e skuadrave më të mëdha italiane.

Kësisoj Roma, Napoli dhe Inter janë tri skuadrat që po tentojnë transferimin e tij në janar.

Rodrigo De Paul. (Foto: Alessandro Sabattini/Getty Images/Guliver)

Inter do ta largojë kroatin Ivan Perisic dhe si zëvendësues e sheh njërin mes Yannick Carrasco dhe De Paul.

Në anën tjetër edhe Roma pritet të lirohet nga sulmuesi Diego Perotti dhe synon zëvendësimin e tij me De Paul.

Sulmuesi anësor këtë edicion ka shënuar gjashtë gola dhe ka dhuruar tre asistime.

Kjo ka bërë që vlera e tij të ngritët shumë dhe për ta lënë të lirë Udinese po kërkon mbi 25 milionë euro. /Telegrafi/