Java më e keqe për tregjet amerikane që nga Covidi, tarifat prej 10% fillojnë sot

E publikuar: 05/04/2025 09:51
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Tregjet e aksioneve (stock markets) në SHBA kanë përjetuar javën e tyre më të keqe që nga viti 2020, pasi tarifat gjithëpërfshirëse të presidentit amerikan Donald Trump vazhdojnë të shkaktojnë trazira në tregjet globale.

Këmbana sapo ka rënë në bursën e Nju Jorkut dhe ky është fundi i tregtimit të ditës.

Të tre indekset kryesore në Wall Street ranë me më shumë se 5%, shkruan BBC.

Ndërkohë, Trump ka këmbëngulur sërish se taksat mbi mallrat që hyjnë në SHBA do të “supertaksojnë” ekonominë amerikane.

Disa nga tarifat tanimë kanë hyrë në fuqi – me një tarifë “bazë” 10% që godet mallrat nga Britania e Madhe dhe shumë vende të tjera të botës.

Ja si qëndrojnë gjërat:

S&P 500 -5,98%

Dow 30 -5.5%

Nasdaq -5.82%