“Jashtëtokësorët e detit”: Njihuni me krijesat e frikshme që kanë rënë në rrjetat e peshkatarit (Foto)

E publikuar: 22/02/2018 08:23
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Në pamje të parë duken si qenie jashtëtokësore, por këto krijesa të frikshme të detit jetojnë shumë më pranë shtëpive tona se sa monstrat në filmin “Alien” të Ridley Scott më 1979.

Përbindëshat misteriozë të thellësive detare u kapën nga një peshkatar në veri-perëndim të Rusisë, në një zonë të cilën shkencëtarët e përshkruajnë si “zonë fundore” e oqeanit.

Roman Fyodorov është bërë tepër i njohur në internet për shkak të peshqve të rrallë që kanë përfunduar në rrjetat e tij.

Koleksionit të tij me foto që publikon shpesh në rrjetet sociale, i është shtuar së fundmi një krijesë e çuditshme që ngjason pak me peshkaqenin, me sy të kuq, të cilin peshkatari e ka quajtur “peshku zombie”. /shqiptarja.com/