Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës e Kulturës, Rrahman Jasharaj, gjatë protestës së sotme, tha se do të shkojnë në greva të përgjithshme nëse qeverisa nuk do të bisedojë me ta për shqetësimet e tyre.
“Qeveri, ne po i lutemi zotit të këndelleni e t’i realizoni kërkesat tona, në të kundërtën do të ndërmarrim veprime më të rënda që ne nuk i duam, por ju si duket po i doni.. Heshtja e qeverisë, ikja nga dialogu, tregon që ne kemi të drejtë, tregon se ne e duam ligjin e pagave”, tha Jasharaj.
Ai tha se është turp që qeveria nuk po i përfill, njofton Klankosova.tv
“Qeveria po e sheh se sot s’po flet Atdhe Hykolli as Rrahman Jashari, as Ali Gashi por punëtoria e Kosovës. Qeveri këta janë njerëzit e tu dhe i kanë sytë drejt teje dhe është turp të qëndroni nën hije, në Amerikë e gjetkë e të mos vini këtu e t’ia thoni të vërtetën këtyre njerëzve që po rrinë në diell, dilni e flisni çka keni për të thënë”, shtoi ai.

















