Duket se mësimdhënësit e kanë pritur keq deklaratën e ministrit të Financave, Avduallah Hoti, i cili kishte
thënë se grevistëve mësimdhënës do t’iu ndalet nga paga mëditjet për orët humbura të mësimit.
Rrahman Jasharaj, kryetSHK-ut, ka thënë në Klan Kosova, se mësimdhënësve nuk i nevojiten deklarata shantazhuese të llojit të ministrit Hoti, por zgjidhje që do ta ndal grevën ari i SBAqë po zgjat qe dy disa ditë, transmeton Telegrafi.
“Ministri Hoti ka reaguar gabimisht. Ne nuk duam ultimatume dhe kërcënime. Kërkojmë që ai të na kërkojmë falje dhe zgjidhje, dhe jo shantazhe. Unë nuk jam ai që e ndal grevën, por këshilli i përgjithshëm i sindikatës. Më mirë të na thoni s’kemi, sesa të luani me neve hajgare”, ka thënë Jasharaj.
Ai ka thënë se ministritë Hoti nuk i takon që të flas për arsimin, por është ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami.
Kryetari i SBASHK, Rrahman Jasharaj, ka thënë greva do të vazhdojë deri të dielën, kur do të mbahet mbledhja e Këshillit të Përgjithshëm dhe do të shikohen të gjitha lëshimet e bëra nga Qeveria në llogaritjen e përvojës së punës të mbi 90 për qind të punësuarve, ku iu mungojnë 7 vite të përvojës së punës dhe më pas do të mbahet mbledhja e Këshillit Drejtues.
“Ne i kemi angazhuar personat në nivel lokal që të shikojnë se çfarë lëshimesh janë bërë në lidhje me kalkulimin e 0.5%”, tha Jasharaj.
Po ashtu SBASHK ka reaguar për deklaratat e Ministrit Hoti dhe nuk kanë kërkuar takim me këtë Ministri pa u mbajtur mbledhja e Këshillit./gazetablic/
Jasharaj: Mos u talllni me mësimdhënësit
NGA KATEGORIA