Japonia e ka zhvendosur sot një sistem të lëvizshëm të mbrojtjes raketore në ishullin verior Hokkaido, në një bazë pranë rrugëve të mbikalesës së raketës së fundit të Koresë Veriore.
Ministri i Mbrojtjes i Japonisë, Itsunori Onodera, ka thënë se sistemi mbrojtës raketor “Patriot Advanced Capability-3 interceptor” u vendos në bazën “Hakodate” në jug të Hokkaidos, si masë parandaluese, si pjesë e përgatitjeve qeveritare për emergjenca të mundshme, transmeton Express.
Rivendosja e sistemit mbrojtës erdhi pasi Koreja Veriore e testoi javën e kaluar një raketë e cila fluturoi mbi jug të Hokkaidos dhe ra në Paqësor pranë bregdetit lindor të ishullit.
Sistemi mbrojtës raketor u soll nga një bazë tjetër në qytetin Yakumo të Hokkaidos. Ky sistem ka një diapazon prej rreth 20 kilometra. /Express/

















