Japonia paralajmëron për rrezik të shtuar të megatërmeteve

E publikuar: 08/08/2024 22:51
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Japonia ka lëshuar për herë të parë një paralajmërim, për një rrezik në rritje të një “tërmeti të madh” që do të godasë në të ardhmen e afërt.

Paralajmërimi u dha të enjten, duke u thënë njerëzve që të jenë vigjilentë, por jo të evakuohen.

U theksua po ashtu, se paralajmërimi nuk nënkuptonte se një tërmet i madh ishte i afërt, por se probabiliteti ishte më i lartë se zakonisht, raporton BBC.

Kjo erdhi disa orë pasi një tërmet me magnitudë 7.1 goditi ishullin jugor të Kyushu, i cili raportohet se nuk shkaktoi dëme të mëdha.