Liderët e vendeve anëtare të Grupit të 7-të fuqive ekonomike e fillojnë sot samitin në Japoni me shqetësime lidhur me shëndetin e ekonomisë globale, e cila do të jetë në fokus të takimit dyditësh.
Shefat e shteteve dhe të qeverive të Shteteve të Bashkuara, Britanisë, Francës, Gjermanisë, Italisë,Kanadasë dhe Japonisë, pritet të diskutojnë edhe për shumë çështje të tjera, përfshirë krizën e refugjatëve në Evropë, terrorizmin, sigurinë në Internet dhe sigurinë detare.
Para fillimit të samitit në Ise-Shim, pjesëmarrësit e kanë vizituar Ise Jingu, lokalitetin më të shenjtë të religjionit Shinto.
Nesër, presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, pritet ta vizitoj Hiroshimën, duke u bërë presidenti i parë amerikan, që udhëton në këtë qytet ku ishte përdorë bomnba e parë atomike në botë nga ana e Shteteve të Bashkuara./rel/