Japoni, aktori vdes duke bërë prova me shpatë samurai Një aktor japonez ka vdekur pasi i është ngulur një shpatë samurai në stomak gjatë provave në një teatër të Tokios.
33-vjeçari Daigo Kashino po bënte prova bashkë me disa kolegë kur ka ndodhur incidenti.
Policia e Tokios po heton nëse ky incident ka qenë aksidental apo një krim i paramenduar. Mediat lokale raportojnë se askush nuk e ka parë se çfarë ka ndodhur saktësisht me aktorin fatkeq.
Kolegët e tij thonë se dëgjuan rënkime dhe kur kthyen kokën për ta parë, ai ishte i përkulur dhe u rrëzua në tokë.