Nëse BE-ja nuk e ndërron qasjen dhe nuk bëhet më proaktive në përgatitjen e dialogut atëherë Beogradi dhe Prishtina do ta harxhojnë forcën për të shkuar në drejtim të duhur.
Kështu mendon Analisti i Forumit për Marrëdhënie Etnike në Beorgad, Dushan Janjiq i cili ka shtuar se ky është një vit kritik për Kosovën dhe marrëdhëniet ndëretnike në këtë vend, raporton Gazeta Blic.
“Unë shoh se gjithmonë po ngriten tensionet para negociatave. Atmosfera gjatë gjithë vitit 2015 është keqe, trazirat në Evropë janë të mëdha, Qeveria në punën e saj ka pakënaqësi të mëdha sociale, Kosova i ka të gjitha këto probleme, dhe një popullsi të vogël,” tha Janjiq.
Siç theksoi ai, kur problemet nuk mund të zgjidhen lehtë atëherë ato transformohen në “histeri anti-serbe”.
“Është një mekanizëm i lehtë për manipulim dhe mekanizëm shumë i rrezikshëm”, tha Janjiq.
Duke folur për ardhjen e mundshme të Zëvendës Kryeministrit të Kosovës Hashim Thaçit në Beograd, Janjiq tha se sistemi i drejtësisë duhet të sheh se çfarë do të ndodhë me këtë rast.
“Ne, për fat të keq, nuk kemi mekanizma si një vend për të pezulluar përkohësisht vendimin e gjykatës. Ky ishte i vetmi vendim i drejtë, politika është duke bërë punën e saj, dhe tani drejtësia ka për të parë se çfarë të bëjë me këtë rast. Procesi i auditimit është diçka që është e pakëndshme për Serbinë dhe mund të veprojë si në rastin Blair “, tha Janjiq./Gazeta Blic