Janjiq: 100 lëndë të gatshme për gjykim në Speciale

E publikuar: 09/08/2015 12:27
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Analisti politik serb, Dushan Janjiq, ka deklaruar se 100 lëndë tashmë janë të gatshme për fillimin e gjykimeve në Gjykatën Speciale për Krime Lufte në Kosovë.

“Janë bërë mjaft hetime, rreth 100 lëndë janë të gatshme për fillimin e gjykimeve. Tani, më së vështiri është ofrimi i sigurisë për dëshmitarët dhe të fajësuarit”, ka thënë Janjiq për mediat serbe.

Ai ka paralajmëruar se në Kosovë mund të priten demonstrata dhe protesta.

Janjiq po ashtu i ka cilësuar si reale parashikimet për formimin e Gjykatës Speciale deri në fillim të vitit 2016.

Me 82 vota për, 5 kundër dhe një abstenim, Kuvendi i Kosovës ka miratuar më 3 gusht ndryshimet kushtetuese, me të cilat hapet rruga ligjore për ngritjen e Gjykatës Speciale për Krime Lufte.

Kjo gjykatë pretendon të hetojë supozimet në raportin e Këshillit të Evropës, lidhur me dyshimet për krime lufte të disa ish-pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ndaj disa civilëve serbë gjatë luftës së fundit.