Janinë, sekuestrohen 190 kg hashash, në pranga dy shqiptarë

E publikuar: 27/09/2017 16:55
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Sipas policisë, gjatë orëve të para të mëngjesit të së mërkurës, agjentët e antidrogës mundën të bllokojnë një automjet brenda të cilit u gjetën të paketuara 67 qese me peshë 190 kilogramë kanabis në total.Në pranga ranë dy shtetas shqiptarë, 33 dhe 34 vjeç.

Autoritetet thanë se dy të arrestuarit janë pjesë e një organizate të trafikimit të lëndëve narkotike që kryesisht operon me zonën Menidhi të Athinës.Burime policore i thanë Top Channel se në kërkim janë shpallur edhe disa shtetas shqiptarë, si dhe një shtetas grek.Ndërkohë, Gjykata e Janinës vendosi t’i lerë në burg trafikantët, ndërsa operacioni vazhdon për kapjen e të dyshuarve të tjerë si anëtarë të grupit.