Janë numëruar 150 kuti votimi, procesi është duke vazhduar

E publikuar: 03/11/2017 11:26
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Në Qendrën e Numërimit dhe të Rezultateve është duke vazhduar procesi i rinumërimit të kutive të votimit nga Zgjedhjet për Kuvende Komunale.

Ky proces ka nisur të mërkurën në mbrëmje dhe deri paraditen e së premtes janë rinumëruar 150 kuti votimi. Aktualisht është duke vazhduar rinumërimi i kutive tjera të votimit.

Në total numri i kutive të votimit që duhet të rinumërohen është rreth 700, pasi kështu ka vendosur Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Lajmi është konfirmuar për Gazetën Express nga Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, i cili ka shtuar se ky rinumërim pritet të përmbyllet deri në mesjavën e ardhshme.

Sipas zyrtarëve të KQZ-së, deri të ky rinumërim ka ardhur pasi këto kuti votimi nuk kanë mundur të procesohen si të rregullta për shkak të mospërputhjeve. Në pjesën më të madhe të rasteve kandidati apo kandidatët kanë më shumë vota se subjekti politik dhe përmes rinumërimit do të dihet gjendja reale.