Janë 516 raste të dhunës seksuale për Vitin e Ri në Gjermani

E publikuar: 10/01/2016 23:59
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Policia në qytetin Këln të Gjermanisë ka thanë se i numri i rasteve të pretendueme për ngacmim seksual dhe dhunë tjetër nga turmat e njerëzve gjatë festimeve të vitit të ri, ka arritë në 516.

Hetuesit nuk e kanë arrestu asnji të dyshuem për sulmet që pretendohet se kanë ndodh n’Gjermani me rastin e festimeve të Vitit të Ri.

Por, viktimat simbas policisë, i kanë përshkru autorët si “afrikanë, arabë apo me pamje nga Europa jugore”

Policia ka thanë se azilkërkuesit nga Afrika Veriore dhe emigrantët ilegalë, janë të dyshuemit kryesor për rastet që kanë ngja në Këln.

Gjermania vetëm gjatë vitit të kaluem i ka pranu rreth 1.1 refugjatë.

Partia e kancelares gjermane, Angela Merkel, ka propozu dispozita të ashpra ligjore, që e e rregullojnë cashtjen e azilkërkuesve.

Me ligjet e propozueme do të ndihmohej Gjermania për deportimin e “shkelësve serik” të ligjit që janë të denuem për krime të lehta.

Merkel tha gjatë të Shtunës në Gjermani, se propozimi “asht në interes të qytetarëve të Gjermanisë, por edhe në interes të shumicës së refugjatëve të cilët janë këtu”.