Arber R.Ismajli
Disa ndodhi të tmerrshme të historise kombetare na rrinë në mendje të varura si ora në mur. Na rrinë përballë, për të na kujtuar se ato legjenda jane aty, akoma këmbëngulëse në tërheqjen e vëmendjes nderkombetare ne ruajtjen e identitetit tone kombetar. Por ne nuk mund të sillemi njëlloj ndaj tyre, derisa koha kalon. Edhe pse kujtesa e njeriut është e koduar të regjistrojë dhe të ruajë tërësisht faktet e një realiteti, por jo tërësisht historia ruan emocionet shoqëruese të tyre. Ndjeshmëria që kemi përjetuar derivohet në kohë dhe tretet me kohën, duke shkuar herët a vonë, drejt shuarjes jo tek ne por tek pasardhesit tane sigurisht qe po, ngase ata sot nuk mesojn se nismetar te luftes per liri, pavaresi e demokraci te Kosoves ishin edhe disa njerz qe qendronin besnik ne vizionin per liri te cilit i printe Presidenti Rugova e duke mos harruar se lufta per liri kombetare nise nga periudha e bekuar e Skenderbeut e sikur te gjithe emrat e medhenje edhe Skenderbeu u shua mu ne muajin janar.
Sot kur duhet te protestohet e te kerkohet zbardhja e vrasjes se kolonel Tahir Zemajt me te birin Enisin dhe kusheririn Hasanin, na del nje top storie me “Komandantat e Stupcave” dhe faktorizohet aq shume nje emsion humoristik sa qe organizata qe do duhej te kerkonte vrasjen e Zemajve e harron misionin e saj dhe del me reagime kunder artisteve te njohur si “Stupcat”!
Mos te harrojm se ndodhitë e këqija na vijnë nga thellësia e së shkuarës si momente të ngrira. Mjaft prej këtyre ndodhive, paten brenda jo pak mort e zi, emra të vuajturish dhe emra të vdekurish. Shumë shpirtra kanë flatruar të trembur nga kjo botë e ndyrë, për shkak të këtyre ndodhive, që hynë në histori si gjëma. Ky paska qenë fati ynë, ku mu ky muaj qe po e jetojm eshte i mbushur me plote e perplote dite zie per kombin tone. Sot me 4 janar behen plote 13 vite qe kur nga nje prite e organizuar vritet ne pabesi njeriu qe mban vulen e lirise Kolonel Tahir Zemaj, vrasja e Zemajt me te birin Enisin dhe kusheririn Hasanin i cili ishte kryetar i FR te LDK-se ne Decan, mbetet e mbuluar ne harrese sikurse edhe vrasja e Ministrit te mbrojtjes Kolonel Ahmet Krasniqi.
Gjëmat e janarit kanë shoqëruar historine tone kombetare ne lufte për liri, pavaresi dhe demokraci. Asnjë popull tjetër nuk mban mend humbje kaq të mëdha gjate ketij muaji, humbje keto te padrejta. Na kujtohen lajmet e kobshme te vrasjes se herojve Jusuf, Bardhosh Gervalla dhe Kadri Zeka, ata u vran e ne popull mbeten për të mos ikur kurre si ikona qe simbolizojn luften per liri te Kosoves. Nuk jane te pakta as ngjarje të tjera te muajit te acarit, mbajm mend janarin e 2006, ku koha bëri një ndalesë dhe iku per te mos u harruar kurre themeluesi dhe ideatori i lirise, pavaresise dhe themeluesi I shtetit te Kosoves, Presidentit Dr. Ibrahim Rugova, humbje kjo qe nga populli dhe bota u vleresua si vdekje e shekullit. Janaret, kombin tone e percollen me vrasje ordinere, vrasje politike, e qe të gjitha kanë krijuar një etikë të kobshme per muajin janar, ku dhimbja pushton gjithnjë e më shumë kete muaj pervjetoresh të epokës së lirise dhe pavaresise se Kosoves.
Mendimi se koha, në njëfarë mënyre, është aleate e pushtetit, përbën një parim, i cili në çdo rast shprehet me fjalën e vjetër: “Çudia më e madhe zgjat vetëm tri ditë!” e qe mendoj se storiet me “Komandantet e Stupcave” s`duhet t`na behen perde per te harruar vrasjet jo vetem te janareve por edhe te muajve te tjere ngase ne si komb e ne vecanti si LDK kemi humbur shume emra te medhenje si heronjet e fjales se lire dhe pavaresise Enver Maloku e Xhemajl Mustafa,Smajl Hajdaraj si dhe emra tjere te medhenje sic jan Ismet Raci, Shaban Manaj, Bekim Kastrati, Bardhyl Ajeti, Haki Ymeri, Besim Dajaku te cilet u vrane ne pabesi e qe sot me shume se kurre i mungojn kesaj toke te pergjakur dhe vrasjet e keyre tribuneve te kombit duhet te zbardhen ngase sic duket ndjesira të dhimbeshme me sa duket prodhuan gjithmonë janaret shqiptar.
Per fund, duke kujtuar janaret e dhimbjeve e ku dhimbja nuk shuhet, aty ku gjaku rrjedh e zjarri i zemërimit nuk shuhet, por fiton një përmasë të re. Dhe kjo është e kuptueshme. plagë dhe prush per janaret, per te ngritur zerin e arsyes te mos ndodhe ngrirja. Fakti se kjo është një histori që ndodh si rrallëkund në planet, sot ta çojm ulërimën e dhimbjes në qiell, si një përpjekje per te zbardhur ato vrasje, të ngrisim zeri qe zeri jone nese askend tjeter të zgjojë perëndinë, që të paktën perëndia, të vërë dorën e saj në këtë copë të mjerë e të dhimbshme të zbulimit te vrasjeve tinzare ne Kosove!
(Autori eshte Shef i kabinetit i kryetarit te Gjilanit dhe anetar i kryesise se LDK-se dega Gjilan)