Aktori i mirënjohur i teatrit dhe kinemasë shqiptare, Mirush Kabashi, ka vdekur në moshën 75-vjeçare.
Mirush Kabashi ishte një aktor shqiptar i cili numëron rreth 100 role në teatër dhe filma. Mirush Kabashi tek publiku mbahet mend veçmas për interpretimet artistike të poezive të ndryshme.
Me interpretimet e tij të disa poezive shqipe, ai ka dëshmuar potencialin e rrallë të një interpretuesi. Shumë poezi janë gjetur, rilexuar pikërisht si pasojë e interpretimit të aktorit Mirush Kabashi. Tonaliteti e përjetimi i tij në secilën strofë krijonte një komunikim tejet të afërt me publikun.
KultPlus ju sjell recitimin madheshtor të Mirush Kabashit, vargjet ‘Jam shqiptar, kosovar’ të cilat jehojnë përmes zërit të tij kumbues. Inçizim ky i vitit 1998, në periudhën më të vështirë për popullin e Kosovës.