Jam 28 vjeçe, jetoj në Mitrovicë. Ka dy vjet që jam martuar.
Unë dhe bashkëshorti im kemi katër vjet që njihemi, por kur u martuam kishim vetëm tetë muaj që ishim në lidhje bashkë. Kam qenë gjithmonë besnike dhe i jam bindur, madje i tregoja për çdo gjë, me mendimin për të qenë e sinqertë deri në fund në një martesë.
Kisha shumë dëshirë të bëja një fëmijë, po ai nuk ishte kurrë gati dhe gjithmonë kur hapej kjo bisedë nxirrte një justifikim se ishte shumë herët…/KOSOVARJA/