“Jam baba, jam gjysh, dhe askush s’ma heqë krenarinë e të qenurit homoseksual”, banori i BBVA shokon me deklaratën e tij

E publikuar: 02/01/2025 00:07
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Spektakli i 1 janarit i Big Brother VIP Albania ka përjetuar një moment të papritur dhe të guximshëm, kur banori Bernardi ka zgjedhur të ndajë një të vërtetë personale me publikun.

Ai pranoi hapur homoseksualitetin e tij, pas shfaqjes së një klipi që paraqiste një debat të ashpër mes djemve, ku ishin përdorur shprehje me ngarkesë negative, si “dylber”.

Deklarata e Bernardit ishte e qartë dhe me peshë emocionale: “Jam baba, jam gjysh, jam vëllai i dikujt… dhe askush s’ma heq krenarinë e të qenurit homoseksual.” – ka raportuar Telegrafi.