Jakup Krasniqi thotë se nuk i frikësohet Gjykatës Speciale (Video)

E publikuar: 18/01/2016 23:38
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Jakup Krasniqi thotë se mosreagimi i Kosovës ndaj akuzave të Dick Martyt është rezultat i papërgjegjësisë dhe paaftësisë së liderëve tanë.

Krasniqi komentoi mbi lajmin se gjykata do të merret edhe me krimet e pasluftës.
Ish-kryetari i Kuvendit, i cili më herët ishte marrë në pyetje nga EULEX, tha se tashëm ajo akuzë që është dashtë me u ngritë ndaj tij ka rënë, por se është gjithmonë i gatshëm të mbrojë luftën e UÇK-së.
Krasniqi përsëriti se UÇK nuk ka krye krime të luftës dhe se ideal i vetëm ishte lufta për çlirim dhe se krimet janë krye nga regjimi i Beogradit.
E në lidhje me përgjegjësinë e UNMIKU-t dhe KFOR-it, për krimeve e viteve ’99-2000 për të cilat po ngrihet Gjykata Speciale, Krasniqi tha se këto sisteme gjyqësore janë treguar të paafta, prandaj edhe këto dy misione ndërkombëtare, nuk duhet me u amnistuar.