Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës Jakup Krasniqi ka komentuar protestën e sotme në Shkup. Thotë se u protesta dinjitetshëm. Kryetari i Këshillit Kombëtar i Nisma për Kosovën, Jakup Krasniqi pyet, se cili do të jetë fati i shqiptarëve që qeverisen me Gruevskin dhe që nuk ndihmuan në ikjen e tij?
Shkrimi i plotë i Krasniqit në Facebook:
Maqedonia në Protestë
Protestuesit kërkuan dorëheqjen e kryeministrit Gruevski.
Njëra nga kërkesat që u përseritë shpesh ishte: “Pa drejtësi nuk ka liri”!
Një pyetje që shtrohet në këto momente është: cili do të jetë fati i shqiptarëve që qeverisen me Gruevskin dhe që nuk ndihmuan në ikjen e tij?
Gjithsesi sot në Shkup u protestua dinjitetshëm për lirinë dhe demokracinë.
Edhe shqiptarët duhet të kontribojnë për lirinë dhe demokracinë e tyre. Para shqiptarëve në Maqedoni shtrohet një pyetje? A mund të presin lirinë e demokracinë me liderët e deritashëm? Ketë përgjigje mund dhe duhet ta japin vetëm shqiptarët e Maqedonisë!