Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës,Jakup Krasniqi,përmes një postim në Facebook ka rikujtuar 22 Janarin, ditën kur Jasharajt e Prekazit, ishin sulmuar për herë të parë nga ushtria serbe.
Ky është postimin e plotë :
PËRKUJTOJMË 18 VJETORIN E SULMIT DIVERSANT SERB NË FAMILJEN JASHARI
Sot u mbushen tetëmbëdhjetë vjet nga sulmi diversant serb mbi familjen Jashari. Me 22 Janar 1998, shteti serb kishte organizuar sulm diversant serb në familjen Jashari. Qëllimi i sulmit në shtëpinë e Jasharëve kishte qellim të zhdukjes se Komandantit Legjendar, Adem Jashari, për t’i dhënë një goditje vdekjeprurëse Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe për të përjetësuar sundimin serb në Kosovë.
Familja e Jasharëve u goditë me armë të ndryshme automatike e murtaja dore. Atë natë Ademi nuk ndodhje në shtëpi. Luftuan i ati, Shaban Jashari, i vëllai, Hamza dhe anëtarë të tjerë të familjes, edhe ata të moshës së re siç ishte Kushtrimi, djali më i vogël i Ademit. Gjatë këtij sulmi diversant nga Jasharët u plagosen: Ilirianë e Selvete Jashari. Armiku edhe pse sulmin e kishin bërë në mënyrë shumë tinëzare, për herë të dytë, u detyrua të tërhiqej pa ia arritur qëllimit të tij.
Edhe kësaj radhe u vërtetua nga Prekazi i Jasharëve, se rruga për liri e popullit shqiptar ishte e pakthim. Jasharët ishin balli dhe shpirti i asaj rruge!
I përjetshem qoftë kujtimi për Jasharët Legjendar!