sh –Kryeparlamentari Jakup Krasniqi në një postim në Facebook është shprehur kundër pranisë ndërkombëtare dhe bashkëpunimit të Kosovës me ‘të huajt” .
Më poshtë postimi i tij i plotë:
A ISHTE KOT FARE?
Nga Jakup Krasniqi
Mendova që të shkruaj gjatë për të ardhur te një përfundim.
Hoqa dorë nga arsyetimet e gjata, për ta e thënë mendimin shkurt e shqip. Arsyeja është se në shoqërinë tonë, kohëve të fundit është ngjizur një “ide” e “re”, se ndryshimet pozitive demokratike nuk mund t’i bëjmë ne shqiptarët pa na “ndihmuar” të huajt?!
Ne një situatë të tillë, njeriu normal nuk ka pse nuk thotë: Q’dreqin i luftuam te huajt, kur nuk dimë të ndërtojmë shtet demokratik, kur përseri te gjitha shpresat i varim te të huajt?!
Tek e fundit, të huajin për të huajin pse ta ndrrojmë? Kur dikush një “trohë” nostalgji vazhdon ta ruaj për Beogradin!
Pa te huajin nuk po na bëhet e qebesa as po na rrihet. Siç nuk po na bëhet as pa Gjykatën Speciale?!
Prandaj lufta shekullore a s’po na del kot