Prej vitesh ka ekzistuar një praktikë e zakonshme mes përdoruesve të iOS e cila quhej “jailbreak” dhe aktivizonte funksione shtesë në iPhone si regjistrimi i ekranit apo mbështetja për widget.
Dikur kjo praktikë mbështetej nga një komunitet i gjerë dhe aktiv programuesish të cilët kishit zbuluar një mënyrë për të thyer mbrojtjen e pajisjeve të Apple.
Dhe me mbylljen e dy magazinave në Cydia këtë muaj ishte sinjali i parë i vdekjes së jailbreak.
Ndërsa kompania me kalimin e kohës eliminoi nevojën për jailbreak duke shtuar veçori të reja, në vitet e fundit vështirësia e implementimit të tij është rritur.
iOS 11 ka debutuar prej tre muajsh dhe ende nuk ka një jailbreak për të. Nuk ka më përfitime siç është instalimi i aplikacioneve dhe temave nga Cydia.
Me mbylljen e ModMayi dhe ZodTTD/Maciti në dyqanin e aplikacioneve, do të ketë edhe më pak përmbajtje të disponueshme për adhuruesit.
Kështu jailbreak do të ngelet më shumë një hobi për veteranët nostalgjikë sesa një nevojë. /PCWorld Albanian