Presidentja Atifete Jahjaga, së bashku me drejtuesit e Odës Ekonomike të Kosovës, Odës Ekonomike Amerikane dhe asaj Gjermane, do të zhvillojë vizita në disa komuna të Kosovës.
Siç njofton zyra për informim e presidentes, e para e vendit sot do të vizitojë komunën e Klinës, Istogut, Pejës, Deçanit dhe të Junikut.
Poashtu bëhet e ditur se këto vizita do të bëhen me qëllim të përkrahjes së zhvillimit ekonomik lokal dhe përkrahjes së investimeve të huaja në vendin tonë