Jahjaga sot në Gjinekologji

E publikuar: 01/01/2016 11:20
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Rresidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga viziton sot Klinikën e Gjinekologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ku di të vizitojë 22-vjeçaren Jetmira Sopjani nga Fushë Kosova, e cila mbrëmë në ora 00:00, solli në jetë foshnjën djalë.
Djali i parë i cili peshon 3.3 kilogramë ishte fëmija i parë për 22-vjeçaren e cila në prag të ndërrimit të moteve u bë nënë.

Ndryshe, ndërrimin e moteve 2014-2015, Presidenca njoftoi që presidentja Atifete Jahjaga në orën 12:00, do të vizitojë fëmijën e parë të lindur në QKUK.

Por, fakti që fëmija lindi nga një nënë 16 vjeçare mund të jetë shkaku që e para e shtetit të anulojë vizitën në QKUK dhe të niset drejt spitalit ‘Isa Grezda’ në Gjakovë.

Kjo për të mos lënë hapësirë për reagimet që do të mund të pasonte vizita e saj te një e mitur, e cila është bërë nënë ende pa i mbushur 18 vjet.