Revista “Ejzhia Tribjun”, ka marrë presidenten Atifete Jahjaga shembull se si një lider duhet ta luftojë korrupsionin.
Na artikull, Jahjaga zë vend krahas politikanit indian Arvind Kejriwal, transmeton KlanKosova.
Aty presidentja kosovare citohet të ketë thënë se “Demokracia duhet të ndërtohet nëpërmjet shoqërive që janë të hapura dhe që ndajnë informacione, e kur ka informacione, ka zbulime, ndërsa kur ka debat, ka edhe zgjidhje”.
“Kur nuk ka ndarje të pushtetit, nuk ka sundim të ligjit, nuk ka llogaridhënie. Ka abuzim, korrupsion dhe nënshtrim”, ka thënë presidentja Jahjaga, e cila është cituar nga gazeta aziatike.
Kjo gazetë në shkrimin e tyre, thonë se korrupsioni është shumë i përhapur në vendin e tyre, sikurse Ebola që kohët e fundit e ka kërcënuar të gjithë kontinentin afrikan.
Ndërsa, Stephen D. Morris, një profesor i politikës ka thënë se korrupsioni është përdorimi i paligjshëm i pushtetit publik për të pasur përfitime personale.
“Kjo nuk ndodh se ata janë të këqij, por për shkak se një pjesë e trupit të tyre është e korruptuar”, shkruan Morris.
Kjo gazetë, shkrimin e saj e përfundon me fjalët: “Le të shpëtojë vendi ynë prej korrupsionit, sikurse afrikanët që duan ta heqin qafe Ebolën”.