Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga do të realizojë sot vizitën e parë zyrtare në Zvicër, konfirmon për Radion Evropa e Lirë, zyra e të parës së shtetit kosovar.
Gjatë qëndrimit në Bernë, Presidentja Jahjaga do të takohet me presidenten e Konfederatës zvicrane, Simonetta Sommaruga.
Zonja Jahjaga gjithashtu do të marrë pjesë edhe në një konferencë të bizneseve zvicrane dhe atyre të diasporës me qëllim që të diskutohet mundësia e investimeve në Kosovë.