Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga ka filluar takimin me presidentin e Shqipërisë, Bujar Nishani.
Ajo është pritur në Tiranë me nderime të larta shtetërore. Ndërsa, pas pak pritet të fillojë takimi midis dy delegacioneve, dhe më pas konferenca e përbashkët për shtyp.
Jahjaga pritet të takohet edhe me kryeministrin, Edi Rama dhe kryeparlamentarin, Ilir Meta.