Jahjaga planifikon të flas në Kuvend, VV thotë se nuk e lejon

E publikuar: 08/12/2015 17:21
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Presidentja Atifete Jahjaga me 17 dhjetor, do ti drejtohet Kuvendit në Fjalimin vjetor, raporton Gazeta Express.
Burime të Express bëjnë të ditur se e para e shtetit tashmë ka njoftuar organet e Kuvendit për fjalimin e përvjetshëm.

Adresimi i Jahjagës para të zgjedhurve të popullit pritet të bëhet më 17 dhjetor, ose të enjten e fundit, para nisjes së pushimeve të fundvitit.

Por Lëvizja Vetëvendosje ka thënë se nuk tërhiqen nga protesta në Kuvned.

Frashër Krasniqi, zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, ka thënë për Klan Kosova se opozita do ta vazhdojë protestën e saj në Kuvendin e Kosovës deri në tërheqjen e nënshkrimeve nga marrëveshjet me Serbinë dhe Malin e Zi.

“Me aq sa kemi ne mundësi do të pamundësojmë mbajtjen e seancave parlamentar”, ka thënë Krasniqi për Klanin.

Sidoqoftë, burimet e Klan Kosova brenda institucionit të presidentes thonë se vetë kriza politike pritet të jetë një nga temat kryesore, të cilën Jahjaga do ta adresojë para deputetëve.

Nënshkrimi i Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit dhe liberalizimi i vizave do të elaborohen në këtë fjalim që ende po bëhet gati.

Jahjaga pritet të flasë për sfidat që Kosova i ka në dialog me Serbinë por edhe rreth obligimeve ndërkombëtare lidhur me Gjykatën Speciale.

Ajo pritet të adresojë edhe sfidat në sistemin e drejtësisë, luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar si dhe rreth problemeve që tangojnë Kosovën me zhvillimin ekonomik.