Jahjaga: Përpjekjet për t’i shantazhuar gazetarët, janë përpjekje për ta heshtur fjalën e lirë

E publikuar: 11/02/2016 20:30
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Edhe presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka reaguar për shpuarjen e gomave të veturës së gazetarit Adriatik Kelmendi, mëngjesin e sotëm.
Jahjaga ka thënë se është e shqetësuare me këtë veprim duke e quajtur kriminal.
Ky është postimi i plotë i Jahjagës në Facebook:
Jam e indinjuar dhe e shqetësuar me veprimin kriminal që kishte cak gazetarin Adriatik Kelmendi.
Përpjekjet për t’i shantazhuar gazetarët janë përpjekje për ta heshtur fjalën e lirë dhe kërcënim që synon të cenojë rendin tonë demokratik.
Mediat kanë luajtur dhe do të vazhdojnë ta luajnë rolin e tyre tejet të rëndësishëm për emancipimin dhe avancimin e debatit në këtë shoqëri dhe shpresoj që do të mbeten të palëkundura para këtij misioni, pavarësisht rreziqeve nga forcat regresive që duan ta frenojnë përparimin e Kosovës.