Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga është takuar me ish-presidentin amerikan Bill Clinton për të cilin ka thënë se mbështeti pakusht Kosovën.
“Miqësia jonë me familjen Clinton është më tepër se sa miqësi mes kombeve, është miqësi e njerëzve të cilët ndajnë ideale të përbashkëta të lirisë. Ne nuk do ta harrojmë kurrë këtë dhe do të jemi përjetësisht mirënjohës”.


















