Jahjaga: Nuk e ftoj opozitën në takim

E publikuar: 01/02/2016 12:39
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Presidentja Atifete Jahjaga ka thënë se nuk do t`i ftoj më partitë opozitare në takim, duke thënë se këtë e ka bërë në të kaluarën.

Këtë komente e para e shtetit i bëri në Podujevë pas takimit që pati me udhëheqësit komunal së bashku me përfaqësuesit e odave ekonomike në Kosovë.

Presidentja ka thënë se i ka ftuar në të kaluarën, e ka dërguar vendimin në Gjykatën Kushtetuese dhe ka thënë se ka kërkuar prej dy palëve që ta respektojnë vendimin e kushtetueses si dhe tha se ka kërkuar të krijohet një komision ad-hoc për demarkacionin, njofton Klan Kosova.

Ndërsa Agim Veliu kryetar i komunës së Podujevës ka thënë se ju duhet më shumë mbështetje prej nivelit shtetëror sa u përket çështjeve ekonomike.

– See more at: http://gazetafjala.com/jahjaga-nuk-e-ftoj-opoziten-ne-takim/#sthash.g2fGCiVd.dpuf